Flash

Shtëpia publike ofron kupon 30-eurosh për klientët e vaksinuar

Lapsi.al 13 October 2021
Shtëpia publike ofron kupon 30-eurosh për klientët e vaksinuar

Çdo mjet është i mirë për të rritur fushatën e vaksinimit. Dhe kështu në Vjenë shtëpia e takimeve "Funpalast" vendosi të japë një kupon prej 30 eurosh për t'u përdorur me prostitutat për çdo të sapo-vaksinuar.

Duket si një nismë që u shërben të dy kauzave. Përveç shtytjes për vaksinim, pronari i shtëpisë publike shpreson që në këtë mënyrë të rimarrë një pjesë të madhe të klientëve të humbur për shkak të pandemisë.

Cristoph Lielacher, pronar i "Funpalast" e quajti nismën "Nata e gjatë e vaksinës". Sigurisht, mund të mos jetë e lehtë për të gjithë të shpjegojnë pse shkuan në një shtëpi prostitucioni për t'u vaksinuar.

Por Lielacher gjithashtu ka menduar për këtë, duke këshilluar klientët e tij të tregojnë se ata janë vaksinuar pranë monumentit të Gustav Klimt i cili ndodhet pranë biznesit të tij.

Iniciativa synon mbi të gjitha emigrantët, të cilët janë një pjesë thelbësore e klientelës "Funpalast". Kush e di, mase do të ketë edhe ushtime të organizuara nga Shqipëria drejt Vjenës... ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI