Flash

Rama i siguron mbrojtje Lulzim Bashës me Gardën e Republikës (Vendimi)

Lapsi.al 13 October 2021
Rama i siguron mbrojtje Lulzim Bashës me Gardën e Republikës

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend Lulzim Basha dhe kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj janë mes një liste personalitetesh të larta të cilët tashmë do të ruhen nga Garda e Republikës.

Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA, QË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, pikat 1, shkronjat “a” e “d”, dhe 2, shkronja “d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Garda e Republikës së Shqipërisë ruan e mbron edhe këto personalitete:

a) Prokurorin e Përgjithshëm;

b) Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit;

c) Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit;

ç) Kryetarin e partisë më të madhe të mazhorancës parlamentare;

d) Kryetarin e partisë më të madhe të opozitës parlamentare;

dh) Anëtarët e Këshillit të Ministrave;

e) Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë;

ë) Kryetarin e Bashkisë së Tiranës;

f) Inspektorin e Lartë të Drejtësisë;

g) Kryetarët e Gjykatave kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit;

gj) Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave;

h) Kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian;

i) Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve;

j) Kryetarin e komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kryetarin dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionerët Publikë, vëzhguesit ndërkombëtarë, të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit;

k) Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri;

l) Pjesëtarët e familjeve, si: bashkëshorti, bashkëshortja dhe fëmijët deri në moshën 18 vjeç të Presidentit, të kryetarit të Kuvendit e të Kryeministrit, kur ka informacione nga strukturat ligjzbatuese se kërcënohet jeta e tyre.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI