Flash

Mbyllen hetimet për ngjarjen që shokoi Greqinë, nënshkruan piloti që vrau bashkëshorten

Lapsi.al 13 October 2021
Mbyllen hetimet për ngjarjen që shokoi Greqinë, nënshkruan

Autoritetet greke kanë mbyllur hetimet për vrasjen që tronditi Greqinë, ku piloti Babis Anagnostopoulos, akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 20-vjeçare Caroline Crouch. Autoritetet kanë dalë në përfundim se në krim nuk kishte të përfshirë asnjë person të dytë.

Avokati i pilotit është thirrur nga hetuesi për të nënshkruar përfundimin e hetimeve. Raportohet se hetuesit nuk kanë nxjerrë asnjë provë të re nga procesi, për verifikimin e telefonit dhe llogarisë bankare.

Ata nuk kanë asnjë informacion shtesë në lidhje me thirrjet e bëra natën kur u vra nëna e re në sy të foshnjës së saj. Ndërsa kompania nga Kina nuk u përgjigj kurrë ndaj kërkesës së autoriteteve greke në lidhje me pamjet nga karta e kamerave të sigurisë.

Sa i përket sekretit bankar, duket se ka pasur transaksione në shuma të vogla në kartat e Caroline dhe pilotit 33-vjeçar, kryesisht për shpenzimet e shtëpisë. Tashmë dosja pritet t’i dërgohet prokurorit për të paraqitur propozimin në Këshillin Gjyqësor në lidhje me dënimin e Babis.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI