Flash

Kaosi në veri të Kosovës/ SHBA: E papranueshme dhuna ndaj autoriteteve dhe mediave

Lapsi.al 13 October 2021
Kaosi në veri të Kosovës/ SHBA: E papranueshme dhuna ndaj

Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka shprehur shqetësimin me mënyrën se si është kundërshtuar sot përpjekja e institucioneve të Kosovës për të vendosur rend dhe ligj në të gjithë territorin e Kosovës.

“SHBA-ja është e shqetësuar nga përgjigja që ju dha sot aksioneve për zbatimin e ligjit të Kosovës në territorin e Kosovës. E gjithë dhuna, e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve, mediave, ose qytetarëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht deri në zbatimin e plotë të ligjit. Bëjmë thirrje për qetësi”, tha zëdhënësi.

Lexo më tej: Bomba molotov, gaz lotësjellës, arrestime/ Sërish tensione në veri të Kosovës 

Po kryediplomati i BE-së, Josep Borell nuk ka mbajtur të njëjtën linjë i cili është shprehur se janë të papranueshme veprimet e njëanshme që cënojnë sigurinë.

“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Aksionet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar ai në një postim në “Twitter”.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI