Flash

Zgjati vetëm 3 minuta/ Si u grabit dosja e pronave në Vlorë

Lapsi.al 13 October 2021
Zgjati vetëm 3 minuta/ Si u grabit dosja e pronave në Vlorë

Grabitja e dosjes së pronave në zyrat e Qarkut të Vlorës ishte e mirëpërgatitur dhe grabitësi e dinte shumë mirë se ku ndodheshin.

TCH ka zbardhur pjesë të ngjarjes që po del nga hetimi i ngjarjes. Burimet thonë se grabitësi e ka ditur mirë vendin e saktë se ku ndodheshin dosjet e pronave. Ato janë dy dosjeve që i përkisnin fshatit Dhërmi, në Bashkinë Himarë, fshati ku pronësia e tokës në bregdet ka shumë probleme.

Oficerët e policisë dyshojnë se autori me ndihmën e personave brenda institucionit ka ditur vendndodhjen e saktë të dosjeve, si dhe ka qenë në dijeni të vendit ku ndodheshin kamerat e sigurisë.

Në këtë mënyrë ai ka përdorur një kënd tjetër për t’i shmangur ato, ndërsa e gjithë grabitja ka zgjatur jo më shumë se 3 deri në 5 minuta. Hetimi tashmë do të shtrihet tek punonjësit e administratës së institucionit, për të zbuluar nëse kanë ndihmuar grabitësin.

Dosjet që janë vjedhur kishin brenda tyre dokumente origjinale të tokave në Dhërmi dhe nuk kanë qenë pjesë e arkivit të Kadastrës së Vlorës, për shkak të problemeve që kishin me pronësinë.

Për këtë arsye Kadastra nuk e kishte marrë përsipër regjistrimin e tyre, ndërsa tashmë me humbjen e dokumenteve origjinale rrezikohet edhe tjetërsimi i këtyre pronave.

Pronësia në bregdet është burim i vijueshëm konfliktesh në Vlorë. Për shkak të përplasjeve për pronat kryesisht në rivierë ku po ndërtohen ndërkohë një sërë resortesh luksoze Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Vlorë ka ndërruar 10 drejtues në dy vitet e fundit. /TCH

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI