Flash

"M'u bë gjyq politik, ishte qesharak", Bylykbashi tregon bisedën me Bashën në selinë e PD

Lapsi.al 13 October 2021
"M'u bë gjyq politik, ishte qesharak", Bylykbashi tregon

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tregoi reagimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar, pasi një statusi të tij në rrjetet sociale, ku kërkonte qëndrim për ofertën e mazhorancës për të zgjatur mandatin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në rrjetet sociale, Bylykbashi u shpreh kundër zgjatjes së mandatit të KPK, në këmbim të shtimit të disa bashkive që PD mund t'i fitojë në zgjedhjet e ardhshme, duke e quajtur këtë një "pazar". Fill pas kësaj Basha replikoi me të në mbledhjen me dyer të mbyllura, në një mënyrë që Bylykbashi e konsideroi "gjyq politik" gjatë një bisede në studiot e Euroneës Albania.

"Ajo që unë them është që Rama kërkon këtë gjë. Unë bëj tentativë. I vë një vizë të kuqe (ofertës), sepse është interesi publik që mbron opozita. Kemi dëmtuar interesin e opozitës. Shpresoj se nuk ka një gjë të tillë. Rama kërkon këtë, por se mos na shkon ndër mend. Nuk pati qëndrim, por dëgjova këtë "A di gjë ti Oerd për pazar? Ishte si gjyq politik. Ishte qesharak" tha Bylykbashi.

Deputeti i Durrësit është kategorikisht kundër zgjatjes së mandatit të anëtarëve të KPK, që kanë kryer vetingun në vitet e fundit.

"I kemi anatemuar për performancën skandaloze, i kemi akuzuar për korrupsion, për standarte të shumëfishta, kemi thënë se janë të kapur politikisht. Ta marri Rama këtë, është fundi" tha Bylykbashi.

Mandati 5-vjeçar i anëtarëve të KPK-së skadon në qershorin e vitit të ardhshëm, ndërkohë që vetingu ka përfunduar vetëm për gjysmën e gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë. Socialistët kanë kërkuar zgjatjen e mandatit të tyre duke ndryshuar Kushtetutën dhe për këtë ende nuk kanë marrë një përgjigje përfundimtare nga Partia Demokratike. Më poshtë statusi i plotë i Oerd Bylykbashit, që u bë shkak për debatin me Bashën në mbledhjen e kryesisë së grupit.

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI