Flash

Fauçi: Koronavirusi mund të mos largohet kurrë

Lapsi.al 13 October 2021
Fauçi: Koronavirusi mund të mos largohet kurrë

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci pranoi të mërkurën se koronavirusi mund të mos eliminohet kurrë dhe se “pjesa më e madhe e botës” mbetet në fazën e pandemisë.

Dr. Fauci, këshilltar i Presidentit amerikan Joe Biden dhe Drejtori i Sëmundjeve Infektive në Institutet Kombëtare të Shëndetit, e bëri këtë vlerësim gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë mbi pandeminë.

“Do të jetë shumë e vështirë, të paktën në të ardhmen e afërt dhe ndoshta përgjithmonë që të eliminohet ky virus shumë i transmetueshëm,” tha ai.

Duke dhënë një perspective historike dr. Fauci tha se “ka pasur vetëm një sëmundje njerëzore që është zhdukur dhe kjo është lija.”

Ai tha se “pjesa më e madhe e botës” është ende “në disa drejtime në fazën e pandemisë”, por “po sheh tani një rënie të ritmit” të rasteve të reja.

Dr. Fauci tha se ekspertët e kujdesit shëndetësor “po përpiqen për një shkallë të kontrollit të virusit që do të na lejonte të jemi në gjendje t’i kthehemi normalitetit që të gjithë e presim me padurim”.

Ai theksoi se një nivel i përshtatshëm kontrolli mund të arrihet përmes vaksinimeve për të cilat ai shpreson që përfundimisht të ulin rastet e reja ditore në “më pak se 10,000.”

Ai vuri në dukje se SHBA ende ka “rreth 66 milionë persona që kanë të drejtën të vaksinohen, që mbeten të pavaksinuar.”

“Kemi të bëjmë me një situatë ku kemi një virus shumë të transmetueshëm dhe me 80 deri në 90,000 raste në ditë. Nuk jemi aty ku duhet,” tha ai.

SHBA vazhdon të ketë numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi, më shumë se 717,000, dhe të infeksioneve të reja, me gati 44.6 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins./VOA

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI