Flash

Zgjerohen hetimet në Radio Televizionin Shqiptar, pas arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi

Lapsi.al 13 October 2021
Zgjerohen hetimet në Radio Televizionin Shqiptar, pas arrestimit të

Gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zgjeruar hetimet për tenderat e zhvilluara nga Radio Televizioni Shqiptar pas arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi.

E ftuar në “Open”, Hoxha tha se janë sekuestruar dosjet e gjashtë tenderave dhe po hetohen.

“SPAK i referohet një kallëzimi të kompanisë që u skualifikua nga kjo garë. Vepër për Gëllçin është ‘shpërdorim detyre’ në lidhje me shkeljen e afateve 45 ditore që ishin vënë si kusht. Brenda 45 ditëve duhej të ekzekutohej. Në momentin që përfundon afati Gëllçi nënshkruan një shtesë afati duke e shtyrë përtej limiteve, ndërkohë që evidenton shkelje të tjera që RTSH Agro është evidentuar nga AMA 2 vite nga hapja e procedurave të tenderit. Janë edhe disa shkelje që përcaktohen të jenë teknike. Momentet e fundit SPAK ka dërguar një urdhër tjetër. Ka zgjeruar hetimet sa i takon RTSH. Është dërguar një sekuestro dokumentesh për shkelje të barazisë. Kërkon të sekuestrohet e gjitha pjesa e tenderit. SPAK ka zgjeruar hetimet edhe për tendera të tjerë për kërkesë të RTSH, janë 6 tendera me praktikë objekt,”- tha Hoxha ndër të tjera.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI