Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Votohen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor (Emrat)

Lapsi.al 8 October 2021
Votohen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë

Gjyqtarët e Republikës të premten në prezencë të faktorit ndërkombëtar dhe deputetëve të Komisionit të Ligjeve votuan për tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Nga gjashtë kandidatët që ishin në garë, ata që morën numrin më të lartë të votave për përfaqësim në Këshillin e Lartë Gjyqësor janë: Irena Plaku, Ritvan Hado dhe Klodian Kurushi.

Klodian Kurushi ka fituar me 145 vota pro, kundrejt Asim Vokshit me 93 vota, ndërsa të pavlefshme rezultuan 8 vota.

Ridvan Hodo u votua me 140 vota pro kundrejt Vojsava Osmanaj me 101 vota.

Irena Plaku me 158 vota, nga radhët e gjykatave dhe rretheve.

Konkretisht, në dhjetor, mbarojnë mandatin anëtari Medi Bici, i cili vinte nga radhët e gjykatës së lartë. Ilir Toska, nga gjykatat e Apelit dhe Brunilda Kadi, nga gjykatat e shkallës së parë.

Për të zëvendësuar Medi Bicin, kandiduan gjyqtarët e lartë Asim Vokshi dhe Klodian Kurushi.

Për të zëvendësuar Ilir Toskën, kandiduan Vojsava Osmanaj dhe Ridvan Hado, si dhe për zëvendësimin e anëtares Brunilda Kadi, kandiduan Manjola Xhaxho dhe Irena Plaku.

Organët e reja të drejtësisë të krijuara, pas reformit të thëllë të sistemit, kanë afat zëvendësimi deri në muajin dhjetor.

Dy anëtarë të tjerë të këtij këshilli do të zgjidhen nga Kuvendi, pasi do të vijnë nga shoqëria civile.

Pas Këshillit të Lartë Gjyqësor, më 15 tetor radhën për votime do e hapë edhe Këshilli Lartë i Prokurorisë, i cili gjithashtu do të votojë për anëtarët e rinj, pas përfundimit të mandatit për anëtarët aktualë.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI