Flash

SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Adriatik Llallën

Lapsi.al 8 October 2021
SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Adriatik Llallën

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar procedurat ligjore dhe ka shpallur ne kërkim ndërkombëtar emrin e Adriatik Llallës. Policia i ktheu dje përgjigje SPAK-ut për Adriatik Llallën pas kërkimeve që rezultuan pa sukses.

Policia e Tiranës i është përgjigjur me një shkresë zyrtare Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK(, ku e informon se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është gjendur.

Policia thotë se ka bërë të gjitha verifikimet me metoda speciale, por nuk e ka gjetur, ndaj dhe i ka kërkuar SPAK të nisë procedurat për ta shpallur Llallën në kërkim ndërkombëtar.

Nga verifikimet, Llalla rezulton të jetë larguar jashtë vendit pak ditë para shpalljes së vendimit të gjykatës për ta dënuar atë me dy vite burg dhe për t’i konfiskuar pasurinë, ku menjëherë pas kësaj ai u shpall në kërkim kombëtar.

Nga ana tjetër, SPAK është i detyruar të nisë procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Llallës, menjëherë pas marrjes së shkresës nga policia. Siç raporton gazetarja Lala, deri tani nuk rezulton të jetë bërë shpallja me kartelë të kuqe, por gjasat janë që brenda pak ditësh, emri i tij të futet në listën e të shpallurve në kërkim ndërkombëtar.

Ndërkohë, SPAK i është përgjigjur shkurtimisht interesimit të gazetarëve lidhur me çështjen, duke thënë se “SPAK është duke bërë procedurat që parashikon ligji. Detajet nuk mund të bëhen publike”.

Të këshilluara

Vettingu/ Shkarkohet gjyqtarja Irena Hoxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi vendimin e shkarkimit të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës Irena Hoxha, pasi e gjeti atë me bilanc negative në kriteri...

13:33

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI