Flash

Çmimi i naftës më i shtrenjtë në 2013 apo tani? Basha i përgjigjet Ramës: Taksa jote 240 lekë/litër

Lapsi.al 8 October 2021
Çmimi i naftës më i shtrenjtë në 2013 apo tani? Basha

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit deklaroi se çmimi i karburanteve ishte më i lartë në kohën kur PD, ishte në pushtet se nga ç’është aktualisht.

Duke iu përgjigjur Ramës, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Alfred Rushaj është shprehur se në vitin 2013 një fuqi nafte në bursë ishte 110 dollar ndërsa sot është 79 dhe sërish nafta nuk ishte më e shtrenjtë.

“Në vitin 2013 fuqia e naftës në bursë është kuotuar 110 dollar, sot është 79, pra 40% më lirë. Për të kuptuar çfarë politike ka bërë për të mbështetur rritjen e çmimeve jo uljen e tyre” tha Rushaj.

Ndërkohë në përgjigjen kundrejt Ramës ka ndërhyrë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha i cili ka theksuar se një nga arsyet për çmimin e lartë të karburanteve është taksa “Rama” e cila sipas Bashës përllogaritet të jetë 240 lekë për litër.

“Në 2013 ka qenë 110 sot është 79 dollarë fuqia. Arsye kryesore është taksa Rama. 240 lekë për litër, 100 lek i shtojë plus 20% TVSH. Plus 120 lek të tjera në janar. Pra 240 lekë për litër i shtoi Rama. Edhe për ata që nuk kanë makinë. E paguajnë në çdo mall e shërbim se karburanti është gjaku i ekonomisë. Vetëm kjo nuk u trajtua. Kur ikën nga salla lanë firmosësin e koncesionin. Dole e tha se taksën e ka vendos PD. Por nuk është vërtetë. Taksa e qarkullimit ka qenë 7 lek dhe është zhvendosur tek karburanti. Kurse ky e ka shtuar në 24 lekë. Hiqja këto 24 lekë. Sa shumë para vidhen me taksën Rama. I duket e përsëritur po ka të drejtë se kemi bërë protesta. Kemi ndalur trafikun përmes rritjes së taksës Rama. Plus 65 % e çdo litri karburant shkon për taks. Më i shtrenjtë se në Austri se taksa Rama vjedh para dhe nuk i çon tek qytetarët.” tha Basha.

Të këshilluara

Vettingu/ Shkarkohet gjyqtarja Irena Hoxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi vendimin e shkarkimit të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës Irena Hoxha, pasi e gjeti atë me bilanc negative në kriteri...

13:33

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI