Flash

Kriza energjitike në Greqi/ Qeveria do kompensojë faturat, paketa 500 mln euro për të ndihmuar 1.8 milionë familje

Lapsi.al 8 October 2021
Kriza energjitike në Greqi/ Qeveria do kompensojë faturat, paketa 500

500 mln euro do të jetë paketa e ndihmës që qeveria greke ka marrë për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, gazit natyror, naftës dhe lëndëve të tjera djegëse.

Në një konferencë shtypi, Ministri i Financave, Christos Staikouras, Zv/ministri i Financave, Theodoros Skylakakis dhe Ministri i Mjedisit dhe Energjisë, Costas Skrekas, publikuan masat përkatëse në të cilat përfshihen zgjerimi i kritereve për ndihmën ekonomike në lëndët djegëse për qytetarët.

Vitin e kaluar më shumë se 700.000 familje morën përfitime, këtë vit pritet të marrin më shumë se një million. Bazuar në masat e reja do të përfitojnë ndihme 80% e rreth 1.8 milion familjeve që konsumojnë format e subvencionuara të karburantit (naftë për ngrohje, gaz natyror, dru zjarri dhe biomasë (pelet). Konkretisht subvencionimi në uljen e çmimit të energjisë elektrike gjatë pagesës, dyfishohet deri në fund të vitit.

Kostoja e kësaj mase vlerësohet në 326 milionë euro. Gjithashtu shtohet kompensimi i ndihmës për lëndët djegëse me 36% për familjet pa fëmijë, me 49% për familjet me një fëmijë dhe 59% për familjet me dy fëmijë. Kompesimi minimal rritet në 100 euro për familje dhe kostoja e kësaj mase lehtësuese shkon në 168 milionë euro. Sa i përket mbështetjes financiare nga shteti, ajo rritet në 60 nga 30 euro për megavat/orë ç’ka interpretohet se mbështetja e qeverisë është 18 euro në muaj për një familje që konsumon 300 kilovat orë.

Ndërsa për shtresat e varfra që paguajnë tarifat sociale, do të kenë ndihmë financiare 80 euro për kilovat orë,duke bërë që të mos e ndiejnë aspak rritjen e çmimeve. Për familjet që furnizohen me gaz, do të ketë ulje çmimi nga shteti në tarifat përkatëse në masën prej 15%. Ministri i Financave ka deklaruar se Greqia po përballet ashtu si shumë vende të BE-së dhe jo vetëm, me rritjen marramendëse të çmimeve të gazit natyror dhe të energjisë elektrike, ndërsa dihet që 40% e energjisë elektrike prodhohet me gaz natyror në Greqi dhe çmimi i 1 megavat/orë që blen tashmë enti i energjisë është rritur menjëherë nga 100 në 130 euro./ TCH

Të këshilluara

Vettingu/ Shkarkohet gjyqtarja Irena Hoxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi vendimin e shkarkimit të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës Irena Hoxha, pasi e gjeti atë me bilanc negative në kriteri...

13:33

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI