Flash

Atentati në Elbasan/ Prokuroria nuk gjen asnjë provë, autorët zhduken

Lapsi.al 8 October 2021
Atentati në Elbasan/ Prokuroria nuk gjen asnjë provë,

Prokuroria e Elbasanit nuk siguroi asnjë provë të vlefshme në makinën e autorëve të atentatit të dyfishtë, ku mbetën të vrarë Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri.

Sipas burimeve makina tip Volvo e vjedhur në Elbasan, është djegur plotësisht dhe nga kqyrja nuk është arritur të gjendet asgjë e vlefshme për identifikimin e autorëve.

Ndërkohë, pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur skemën si ka ndodhur ngjarja, por pa rezultat në identifikimin e dy personave që kanë qëlluar me breshëri plumbash pasi nuk lexohen pamjet e tyre.

Autorët të cilët deri më tani dyshohet të jenë 3 persona që kanë marrë pjesë aktive në vrasje, pritet të gjurmohen nga prokuroria nëpërmjet një numri të lartë të kamerave të sigurisë të sekuestruara nëpër të gjithë zonën pranë djegies së mjetit, shkruan tvklan.

Pista kryesore e atentatit janë hesapet mes bandave në qytetin e Elbasanit, kjo për faktin se dy viktimat janë me precedent të theksuar kriminal dhe në rrugë operative kanë qenë të skeduar nga policia si persona me lidhje të ngushta me personazhe të botës së krimit në këtë qytet.

Të këshilluara

Vettingu/ Shkarkohet gjyqtarja Irena Hoxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi vendimin e shkarkimit të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës Irena Hoxha, pasi e gjeti atë me bilanc negative në kriteri...

13:33

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI