Flash

Akuzat për korrupsion me të dënuarin/ Arrestohen pas pezullimit dy punonjësit e burgut të Reçit

Lapsi.al 7 October 2021
Akuzat për korrupsion me të dënuarin/ Arrestohen pas pezullimit

Arrestohen dy punonjësit e burgut të Reçit, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Mario Laloshi dhe Arnaldo Hoxha dyshohen për veprën penale të korrupsionit.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë transmetimit në emisionin “Stop” në Tv Klan të datës 5 tetor, këta punonjës shfaqen në pamje audio dhe video duke i marrë vlera monetare një personi i prezantuar si familjari i të dënuarit Martin Tushe, i cili po shlyen dënimin në Burgun në Reç të Malësisë së Madhe.

Mësohet se vlerat monetare këta punonjës i kanë marrë në këmbim të ofrimit të raporteve pozitive të sjelljes së tyre në institucion me qëllim përfitimin e uljes së dënimit në Gjykatë. Si dhe ndryshimin e listës së numrave telefonik që çdo i burgosur deklaron për të folur me të afërmit e tij. Kujtojmë se dy ditë më parë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja pezulloi nga detyra dy zyrtarët.

Të këshilluara

Tërmet i fortë në Kroaci

Një tërmet me magnitudë 4.6 Rihter ka rënë rreth orës 21:57 në qytezën e Jabuka të Kroacisë, sipas autoriteteve vendase. Ndërsa Qendra Europiane Mesdhetare t...

23:08

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI