Flash

Rama - deputetëve të PD: Ju jeni si mbeturina të Partisë së Punës

Lapsi.al 7 October 2021
Rama - deputetëve të PD: Ju jeni si mbeturina të Partisë

Edi Rama gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit iu përgjigj akuzave të opozitës për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe hidrokarbureve duke deklaruar se nëse dikush do të dëgjonte retorikën e opozitës në Kuvend dhe mos t‘i njihte si personazhe politikë do të mendonte se ishin mbeturina të Partisë së Punës dhe jo përfaqësues të një parti të djathtë pro tregut të lirë.

Gjithashtu kryeministri theksoi se çmimi i naftës dhe benzinës sot është më lirë se në vitin 2013, kur Partia Demokratike u largua nga pushteti.

Kjo deklaratë e Ramës ka sjellë irritimin e opozitës ku shumë deputetë kanë ngritur zërin dhe nuk kanë munguar as ofendimet. Deputeti demokrat Belind Këlliçi i është drejtuar Ramës me fjalën “idiot”, ndërsa kryeministri Rama ka preferuar që të vazhdojë fjalën e tij pa replikuar me ta.

Më tej, Rama nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar opozitën se po përsërit të njëjtën gjë prej 8 vitesh dhe kjo sipas tij nuk do t’i shpëtojë nga humbja.

"Aty ju kam gjetur, aty do ju lë nëse vijoni të përsërisni të njëjtën gjë duke i marrë shqiptarët për budallenj. Kjo është zgjedhja juaj. Aq më pak kur jeni në një garë kush është kukulla e kush është pengu, e kush s është as kukull as peng," tha Rama.

Të këshilluara

Tërmet i fortë në Kroaci

Një tërmet me magnitudë 4.6 Rihter ka rënë rreth orës 21:57 në qytezën e Jabuka të Kroacisë, sipas autoriteteve vendase. Ndërsa Qendra Europiane Mesdhetare t...

23:08

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI