Flash

Berisha: Lulzim Basha, një besëprerë. Shumë gjëra që ia kam thënë në privat janë të dokumentuara

Lapsi.al 6 October 2021
Berisha: Lulzim Basha, një besëprerë. Shumë gjëra

Sali Berisha u ka kërkuar falje demokratëve në Gjirokastër për mbështetjen që i ka dhënë Lulzim Bashën. Berisha tha për kreun e PD-së se është besëprerë. Berisha tha se privatisht i ka thënë Bashës çdo kritikë dhe shumë gjëra janë të dokumentuara. Megjithatë ai u shpreh se publikisht e ka mbrojtur me qëllimin që ta çonte PD-në drejt fitores.

“Ju falenderoj shumë për praninë dhe ndërhyrjen dhe ju dhe të gjithë demokratëve ju kërkoj falje dhe ndjesë për mbështetjen që i kam dhënë një njeriu, i cili e mbylli karrierën e tij politike si një besëprerë.

Por nuk është kjo ajo që unë kërkoj vlerësim dhe gjykimin e anëtarësisë. Unë kërkoj ndjesë se ndonëse privatisht i kam thënë çdo gjë që ti mund të kesh menduar me veten tënde, çdo gjë.

Fatmirësisht shumë gjëra janë të dokumentuara nga këto që them, por publikisht e kam mbrojtur atë. Jam përpjekur që ai të na çojë në fitore.

Jam përpjekur që PD të shkojë drejt fitores duke i vënë në dukje gjithçka që nga momenti i kërkesës sime për të dhënë dorëheqjen në vitin 2017 kur PD mori rezultatet më të turpshme që kishte marrë ndonjëherë”, tha Berisha.

 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI