Flash

Berisha: Kryetari që humbet zgjedhjet e përgjithshme do të dorëhiqet

Lapsi.al 6 October 2021
Berisha: Kryetari që humbet zgjedhjet e përgjithshme do të

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se riorganizimi i Partisë Demokratike do të përfshijë edhe largimin nga posti të kryetarit të partisë nëse humbet zgjedhjet e përgjithshme. Berisha thotë se do ketë të drejtë të futet në garë sërish, por vetëm pasi të ketë dhënë dorëheqjen nga posti.

“Ne do bëjmë gjithçka që kryetari që humbet zgjedhjet e përgjithshme të mos jetë më kryetar. Kryetari që humbet zgjedhjet do japë dorëheqjen, ka të drejtë të futet në garë, por i dorëhequr.

Edhe kryeministri për të marrë postin do votohet në primare njëherë. Kjo parti kryeministrin e parë e ka përzgjedhur me votim me dy kandidatura, me votim në Këshillin Kombëtar.

Tani do ta bëjmë më demokratike partinë dhe i them shqiptarëve mos u ndikoni nga veprimet e turpshme, se një njeri që thotë kam studiuar në Europë dhe shkelmon votën është e turpshme. Ne nuk kemi asgjë më të çmuar se votën e lirë. Ne këtë parti do ta bëjmë ashtu siç janë idealet tuaja”, tha Berisha.

Të këshilluara

COVID i merr jetën 21-vjeçarit në Greqi

Një 21-vjeçar i pavaksinuar që nuk ishte vaksinuar ka ndërruar jetë nga COVID pasditen e djeshme në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se ai ishte shtruar në ...

16:42

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI