Flash

Këshilli i Ambasadorëve thirrje BE-së: Hapni negociatat dhe liberalizoni vizat me Kosovën

Lapsi.al 6 October 2021
Këshilli i Ambasadorëve thirrje BE-së: Hapni negociatat dhe

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret Samitin Brdo BE-Ballkani Perëndimor dhe deklaratën përmbyllëse të tij. “KASH” u bën thirrje qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor për një qasje më aktive në zbatimin e reformave të besueshme.

“Mbështetja e qartë e BE -së për perspektivën evropiane të rajonit të BP -së, si një interes dhe zgjedhje e përbashkët strategjike, mbetet një shtyllë solide e marrëdhënieve kontraktuale të krijuara që nga Samiti i Götteborgut 2001.

Ndërsa KASH inkurajon angazhimin e mëtejshëm të ndërsjellë për zgjerimin e BE -së, kujton se komunikimi dhe mbajtja e premtimeve janë kyç për këtë proces.

BE është bërë qartësisht partneri më i afërt i rajonit, investitori dhe donatori kryesor, në përputhje me qasjen natyrale dhe strategjike të të ardhmes së Kontinentit.

KASH përshëndet përforcimin e mëtejshëm të kësaj qasjeje me Planin ambicioz të Investimeve Ekonomike dhe Agjendën e re të Inovacionit për Ballkanin Perëndimor, duke trajtuar sfidat aktuale të vendeve dhe popujve tanë, siç janë depresioni ekonomik dhe migrimi.

KASH u bën thirrje qeverive të vendeve të BP-së për një qasje më aktive në zbatimin e reformave të besueshme, veçanërisht në funksion të përmbushjes së angazhimit të tyre që premton për vlerat dhe parimet evropiane.

Duke përshëndetur vendimin për organizimin e Samiteve të rregullta BE-Ballkanin Perëndimor, KASH u bën thirrje shteteve anëtare të BE-së për hapjen e shpejtë të negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe heqjen regjimit të vizave me Kosovën, si kundër ka ndodhur me të gjitha vendet e tjera të rajonit” mbyllet deklarata.

Të këshilluara

COVID i merr jetën 21-vjeçarit në Greqi

Një 21-vjeçar i pavaksinuar që nuk ishte vaksinuar ka ndërruar jetë nga COVID pasditen e djeshme në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se ai ishte shtruar në ...

16:42

SPAK sekuestron pasuritë e “Ben Qimes”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Arben Enver Isufaj, i cili njihet edhe me pseudonimin “Ben...

11:13

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI