Flash

Aksidenti i rëndë në Milot, ndërron jetë një nga të plagosurit

Lapsi.al 5 October 2021
Aksidenti i rëndë në Milot, ndërron jetë një nga

Ka ndërruar jetë në orët e mbrëmjes një prej 4 personave të plagosur gjatë aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në aksin Milot-Rrëshen. I ndjeri është 52-vjeçari me inicialet A.S., i cili ishte drejtues i mjetit tip “Ford”, që u përplas me një makinë “Renault”.

“Në vijim të informacionit paraprak, ju informojmë se si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Ford” shtetasi A.S., 52 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin”, - thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, të plagosura në Spitalin e Traumës në Tiranë ndodhen edhe tre gra, që ndodheshin në automjetin “Renault”. Siç mund të shihet nga këto foto dy makinat janë bërë copë duke u shkatërruar tërësisht.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI