Që “dorëheqja” e Ardi Veliut nuk ishte një gjë e menduar gjatë prej tij pas atij takimi të shkurtër në zyrën e kryeministrit Rama mesditën e së martës, e tregoi edhe letra që i pari i qeverisë publikoi në rrjetet sociale. Ajo letër e shkruar me shumë gabime e bën shumë qesharak aktin shumë të rëndësishëm të largimit të kreut të policisë së shtetit.
Vetëm një vështrim i përgjithshëm mbi atë letër tregon mungesën e seriozitetit të një shteti. Letra e dorëheqjes është një dokument zyrtar dhe nuk mund të jetë pa “kokë” dhe pa simbolet e institucionit që i takon. Ndërsa letra e Veliut duket më shumë si një kartolinë për ditëlindje se sa një dokument shtetëror.
Duke mos i hyrë ndërtimit sintaksor (me fjali që nisin në njëjës dhe përfundojnë në shumës) sepse nuk është e thënë që çdo zyrtar i shtetit të jetë gjuhëtar është e pashpjegueshme që në atë letër dorëheqjeje mungon krejtësisht shkronja “ë”.
I pafalshëm është që në këtë letër ka edhe gabime drejtshkrimore. Aq shumë ka dashur Ardi Veliu të theksojë fjalën “sakrifikuar” saqë e ka shkruar “sakrfikikuar”!!! Duhet ta ketë pasur me shumë nxitim.
Më poshtë disa letra dorëheqjesh të shefave të policisë në vende të ndryshme të botës. ©LAPSI.al






