Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e reja të ecurisë së COVID-19 atje. Në njoftim zyrtar, bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 38 persona të infektuar.
Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 2 qytetarë. Sa i përket të shëruarve ato janë 185, duke e dërguar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 155.379.