Flash

Atentati në hyrje të qytetit të Elbasanit, ndërron jetë Ardian Çollaku

Lapsi.al 5 October 2021
Atentati në hyrje të qytetit të Elbasanit, ndërron jetë

Pas Lulzim Bitrit që mbeti i vdekur në vendin e ngjarjes mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ka ndërruar jetë dhe Ardian Subashi Çollaku.

Fillimisht ky i fundit u dërgua në gjendje të rëndë, por me shenja jete në spitalin e Elbasanit dhe nga aty, u nis për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Pikërisht, në këtë vend ka ndërruar jetë. Kujtojmë se Bitri dhe Çollaku, u ekzekutuan me të paktën 15 plumba në afërsi të një karburanti në hyrje të qytetit të Elbasanit. Jo shumë metra larg vendit të krimit, në zonën e Metalurgjikut, policia gjeti një makinë tip “Volvo” duke u djegur, e cila besohet se i përket autorëve.

Uniformat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në të gjithë perimetrin ku mendohet të kenë kaluar autorët, me qëllim identifikimin dhe kapjen e tyre.

Kush është Ardian Çollaku?

Ardian Subashi (Çollaku) në 26 maj të vitit 2015 u arrestua nga efektivët e policisë, në qendër të qytetit të Elbasanit.

Një ditë para arrestimit ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Modenas, e kishte dënuar me 23 vjet e 3 muaj e 17 ditë burgim për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 110 dhe 600 të Kodit Penal Italian. Ndërkohë Subashi ka qenë edhe subjekt i OFL ku vitin e kaluar së bashku me 3 persona të tjerë u është kërkuar deklarimi i pasurisë.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI