Flash

Del ilaçi i ri kundër Covid/ Blihet në farmaci dhe shmang vdekjen

Lapsi.al 4 October 2021
Del ilaçi i ri kundër Covid/ Blihet në farmaci dhe shmang

Numri i vdekjeve nga COVID-19 arriti në 700 mijë në Shtetet e Bashkuara. “Ky është një numër i tmerrshëm jetësh të humbura”, - tha Jen Psaki, Sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

Por tashmë ekziston një shpresë e re: një ilaç që kompania prodhuese Merck thotë se parandalon shumëfishimin e koronavirusit. Është kaq premtuese saqë provat klinike u ndalën më herët, në mënyrë që të shpëtohen më shumë jetë.

Nëse merret në fillimet e sëmundjes, ilaçi përgjysmon rrezikun e shtrimit në spital apo vdekjes.

“Mund të shkojnë në farmaci dhe ta marrin ilaçin ashtu siç veprohet me ilaçet e tjera. Kjo do të na mundësojë të kurojmë më shumë njerëz dhe me më shumë shpejtësi, dhe besojmë se do të ketë kosto shumë më të ulët”, - thotë Dr. William Schaffner, nga Qendra Mjekësore e Universitetit Vanderbilt.

Dr. Caleb Hernandez është mjek i urgjencës që gjithashtu merr pjesë në kërkimet për ilaçe ndaj COVID-it.

Ai thotë se janë përdorur edhe tre ilaçe të tjera të reja. Një prej tyre zvogëlon me tre herë nevojën për oksigjen. Por, asnjëri prej tyre nuk ishte prodhuar nga kompanitë e mëdha farmaceutike, dhe kompanive të vogla u mungojnë fondet për të kaluar provat klinike që nevojiten për të marrë miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA).

“Sistemi ynë qeverisës nuk është krijuar për të harxhuar 500 mijë dollarë për këto studime. Ne presim nga kompanitë private që të sjellin rezultatet e studimeve në FDA. Prandaj nuk shihet inovacion në shkallën e dëshiruar”, - thotë Dr. Hernandez.

Ekspertët shqetësohen se amerikanët do të përdorin më shumë ilaçin dhe do të shmangin vaksinën që e instrukton trupin të prodhojë antitrupat ndaj koronavirusit. Megjithatë, për vendet e largëta, ilaçi mund të jetë më i lehtë për t’u administruar. Çmimi i volitshëm dhe shpërndarja janë gjithashtu faktorë. Dr. Hernandez shpreson që ilaçi t’i japë fund pandemisë.

Ai i ka kushtuar një këngë një kolegu që la profesionin e mjekut për shkak të pandemisë.

“Kemi luftuar çdo ditë tashmë për dy vjet. Kemi parë njerëz që vdesin dhe është e vështirë kur njerëzit në komunitetin tënd nuk të besojnë. Mendojnë se jemi pjesë e ndonjë lloj konspiracioni, apo se i ekzagjerojmë gjërat. Por ndërkohë ne duhet të shkojmë në punë dhe të evidentojmë disa persona që kanë humbur jetën”, - thotë ai.

Kompania farmaceutike Merck planifikon të kërkojë miratimin për përdorimin e ilaçit në kushte emergjence, proces që mund të dojë rreth dy muaj. /VOA

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI