Flash

Varianti tjetër/ Pse u rrëzua avioni në Vermosh dhe kush ishin dy udhëtarët

Lapsi.al 4 October 2021
Varianti tjetër/ Pse u rrëzua avioni në Vermosh dhe kush ishin dy

Mbipesha e pilotit dhe e pasagjerit që udhëtonte në avionin që u rrëzua sot në Vermosh të Malësisë së Madhe mund të ketë qenë arsyeja që mjeti fluturues është ulur. Ky është varianti që sjell gazetari i Abc, Simon Shkreli, sipas të cilit avioni i vogël nuk mban më shumë se 200 kilogramë peshë.

Ndërkohë Abc thotë se piloti i avionit mendohet se është nga Bosnja, nga Novi Pazar kurse pasagjeri është nga Plava, me origjinë boshnjake. Personat që i morën me mjetin fouristradë pa targa nga livadhi i Vermoshit, s’janë të zonës dhe kjo është kuptuar nga dialekti i tyre.

Pas uljes së detyruar të avionit piloti dhe pasagjeri kanë tentuar që ta ngrenë sërish në fluturim por nuk ia kanë dalë. Mbetet sërish në pikëpyetje fakti se si u gjend aty afër makina që i transportoi dy personat që udhëtonin me avion dhe përse nuk qëndruan ata për të pritur autoritetet.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI