Flash

U vaksinua me "Pfizer" dhe pësoi atak kardiak, dëshmia tronditëse e mësueses në Greqi (VIDEO)

Lapsi.al 4 October 2021
U vaksinua me "Pfizer" dhe pësoi atak kardiak, dëshmia

Një mësuese 30-vjeçare në Greqi ka ndezur debatin në opinionin publik. Pasi bëri vaksinën “Pfizer” ajo pësoi atak kardiak dhe u shtrua me urgjencë në spital. Përmes një videoje të postuar teksa ndodhet e shtrirë në spital për të marrë mjekimin, ajo thekson se nuk ka pasur probleme të tilla më parë dhe nuk vuante nga ndonjë sëmundje kronike.

Mësuesja u detyrua të vaksinohej si kusht nga qeveria për të mbajtur vendin e punës. Gjatë videos e reja tregon edhe se njerëz të tjerë janë shtruar si ajo në spital pikërisht për shkak të efekteve anësore që iu ka dhënë vaksina “Pfizer”. "Nëse nuk do të nxirrja video prej këtu, s'do të më besonte njeri dhe as do ta merrte vesh njeri se çfarë kam pësuar nga "Pfizer", e nis rrëfimin mësuesja 30-vjeçare.

Më tej ajo bën thirrje që të gjithë njerëzit që kanë probleme nga vaksinimi të dalin e ta tregojnë këtë gjë. "Shpreh keqardhjen time për shtetin që më detyroi të vaksinohem", shprehet më tej mësuesja.  Më poshtë dëshmia e saj e plotë dhe një intervistë për mediat. ©Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=3TEPuhbJ-Ec&t=171s

https://www.youtube.com/watch?v=PA99I6ogM0k

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI