Flash

Ulja e avionit misterioz në Kelmend, "zhduken" piloti dhe pasagjeri

Lapsi.al 4 October 2021
Ulja e avionit misterioz në Kelmend, "zhduken" piloti dhe

Detaje të reja zbulohen nga ulja e detyrueshme e avionit të vogël në zonën e Kelmendit, në Malësinë e Madhe.

Brenda avionit kanë qenë dy persona, piloti dhe një pasagjer, të cilët kanë arritur të shpëtojnë, njoftoi news 24. Pas uljes së detyruar, piloti ka tentuar të fluturojë sërish, por nuk ja kanë dalë. Të dy personat kanë qëndruar aty, teksa disa banorë të zonës kanë tentuar të afrohen, por që ata nuk i kanë lejuar.

Më pas, aty ka mbërritur një mjet tip “Fuoristradë”, që i ka marrë dy personat dhe janë larguar, ndërsa nuk dihet ende nëse ata janë turistë, apo ngjarja lidhet me veprimtari të jashtëligjshme. Gjithashtu, nuk dihet ende se ku ndodhen dy personat që ndodheshin në avion. Nga ana tjetër, policia nuk ka mbërritur ende në vendngjarje, për shkak të largësisë dhe rrugës së vështirë.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI