Flash

FOTO+VIDEO/ Operacioni “Illyricum” godet klanin shqiptar të drogës në Itali

Lapsi.al 3 October 2021
FOTO+VIDEO/ Operacioni “Illyricum” godet klanin shqiptar të

Një “rrjet” prej të paktën 6 personash, kryesisht shqiptarë është goditur nga policia italiane i përfshirë në trafik doge. Operacioni ishte koduar “Illyricum” sipas emrit që romakët e lashtë i kishin vënë pjesës perëndimore të gadishullit të Ballkanit.

Grupi ishte përqendruar kryesisht në shpërndarjen e kokainës në zonën e Aostës dhe përfitonte nga 10 në 15 mijë euro në muaj.

Illyricum

Ai që kishte lidhur të gjitha fijet me furnizuesit dhe shpërndarësit ishte Elton Beleshi, 39 vjeç dhe kunati i tij Leonard Vishaj, 33 vjeç, i konsideruar si korrier, i cili çdo muaj kujdesej për "transportin" nga Lombardia. Në pranga u vunë edhe Angjelin Lleshi 30 vjeç, Amarildo Perloshi 34 vjeç dhe Diego Gustavo Corchia 41 vjeç, i vetmi italian në grup që kishte krijuar miqësi me shqiptarët.

Hetimet nisën pas sinjalizimeve për një garazh ku shpërndahej drogë. Nga kontrolli i policisë u gjet vetëm 30 gram kokainë e ndarë në doza, e futur në një kuti në një vrimë.

Illyricum

Shqiptarët u justifikuan me “përdrorimin vetiak” dhe policia i la të lirë me qëllim që t’i mbante nën vëzhgim dhe përgjime.

Në njërën nga bisedat e përgjuara në një makinë, njëri nga anëtarët zbuloi të gjithë pjesëtarët e tjerë të grupit. Leonard Vishaj u ndoq më 7 maj kur shkoi në Milano dhe kaloi natën jashtë. Qëllimi ishte fshehja në motorin e një makine e një sasie droge.

Illyricum

Policia e ndoqi me anë të GPS dhe e ndaloi. Nga kontrolli iu gjet 110 gram kokainë të pastër. Shqiptarët ishin të kujdesshëm në telefonata duke mos përdoruar asnjëherë drogën. Në një nga rastet kur do të behej një festë ai flisnin për “sanduiçe” dhe “pije”. “A doni ndonjë pije për të ndriçuar mbrëmjen?”, “A doni sanduiçe të McDonald's?".

Illyricum

Në atë rast policia ndaloi njërin nga shpërndarësit dhe i gjeti 10 gram kokainë me vete. Grupi i shqiptarëve kishte një rregull. Nuk mbante asnjëherë me vete sasi të mëdha droge dhe gjithmonë justifikohej me frazën “për përdorim personal”. ©LAPSI.al

Illyricum

 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI