Flash

Vrasja e 19-vjeçares shqiptare në Mal të Zi/ Qindra qytetarë dalin në protestë

Lapsi.al 3 October 2021
Vrasja e 19-vjeçares shqiptare në Mal të Zi/ Qindra

Qindra qytetarë kanë protestuar në Mal të Zi pas vrasjes së 19-vjeçares Shejla Bakija, 2 ditë më parë në Tuz. Protesta është organizuar nga shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të grave të cilave iu janë bashkuar edhe qytetarë të shumtë.

Ata kanë protestuar para komisariatit të policisë në Tuz. E reja u vra nga bashkëshorti i saj, Ilir Gjokaj. Ai shkoi në banesën e vajzës duke qëlluar me armë këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën 19-vjeçares dhe gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai i vajzës. Protestuesit bënë thirrje për një hetim urgjent të këtij rasti si dhe për vënien para drejtësisë të autorit që është ende në kërkim.

“Ne i kërkojmë Administratës Policore, Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi dhe Zëvendëskryeministrit për Sigurinë, Dritan Abazovic, të fillojnë një hetim urgjent për këtë rast të dhunës ndaj grave, i cili përfundoi me humbjen tragjike të një jete të re, pavarësisht fakti se dhuna është raportuar në polici,” - u tha në deklaratë. ©LAPSI.al

18-vjeçarja e vrarë në Mal të Zi ishte kushërira e këngëtares shqiptare -  SHQIP.com

U vra në Tuz nga ish-bashkëshorti, reagon këngëtarja shqiptare: U prehsh në  paqe kushërira ime!

19-vjeçarja e vrarë nga bashkëshorti, kushërira e këngëtares së njohur

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI