Flash

Mesazh nga Whatsapp/ Si do të rregullohet problemi që prek miliona përdorues

Lapsi.al 4 October 2021
Mesazh nga Whatsapp/ Si do të rregullohet problemi që prek miliona
Rreth 50 minuta më parë, Whatsapp, Instagram dhe Facebook ndalën së funksionuari në pjesën më të madhe të vendeve, duke sjellë probleme në komunikim për miliona qytetarë. Sipas Reuters problem që ka prekur aplikacionet e zotëruara nga Facebook ende është i paqartë, por një mesazh në faqen e internetit të Facebook lë të kuptohet se ka një gabim në sistemin e domeinit. Gjigandët e smartphoneve kudo në botë kanë rënë për miliona njerëz, ndërkohë që Whatsapp ka dalë me një reagim zyrtar në profilin e kompanisë në Twitter. “Jemi të ndërgjegjshëm se shumë njerëz po hasin probleme më Whatsapp për momentin. Po punojmë që t’i rikthejmë aplikacionet në normalitet dhe do të nxjerrim një update këtu sa më shpejt që të jetë e mundur. Ju falenderojmë për durimin e treguar” thuhet në tweet. Mbetet për t'u parë nëse funksionimi i Whatsapp do të rikthehet automatikisht, apo përdoruesit duhet të kryejnë nje update nga llogaria në Twitter.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI