Flash

Vrasja e dyfishtë në Elbasan, policia shoqëron 25 persona

Lapsi.al 5 October 2021
Vrasja e dyfishtë në Elbasan, policia shoqëron 25 persona

25 persona janë shoqëruar në lidhje me atentatin e djeshëm me dy viktima ndodhur një natë më parë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në një lokal, pranë një pike karburanti ku kanë humbur jetën Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri.

Personat që janë shoqëruar do të merren në pytje dhe janë kryesisht punonjës të hotelit që kanë parë nga afër ngjarjes. Autorët që dyshohet se ishin dy, të maskuar dhe armatosur e i kanë pritur shënjestrën të fshehur në makinë disa metra larg karburanti. Ende nuk është saktësuar se kush ka qenë shënjestra e atentatit por dyshimet janë se atentati mund të ketë ardhur si pasojë e larjeve të hesapeve mes bandave.

Bitri dhe Çollaku, u ekzekutuan me të paktën 15 plumba në afërsi të një karburanti në hyrje të qytetit të Elbasanit. Jo shumë metra larg vendit të krimit, në zonën e Metalurgjikut, policia gjeti një makinë tip “Volvo” duke u djegur, e cila besohet se i përket autorëve.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI