Flash

FOTO/ Kapen 300 kg marijuanë në Mal të Zi që hyri nga Shqipëria

Lapsi.al 5 October 2021
FOTO/ Kapen 300 kg marijuanë në Mal të Zi që hyri nga

Të paktën 300 kilogramë marijuanë u sekuestruan në doganës së Podgoricës. Gazeta “Vijesti” shkruan se droga u zbulua nga anëtarët e Administratës së të Ardhurave dhe Doganave.

Droga ishte fshehur në një kamion cisternë, i cili mësohet se kishte hyrë në Mal të Zi nga dogana e Hanit të Hotit. Droga do të transportohej në Bosnje Hercegovinë.

“Pasdite, një cisternë erdhi nga Shqipëria dhe kolegët e dërguan në terminalin doganor në Podgoricë, për një kontroll më të detajuar. Përmes një skaneri, ne përcaktuam se në rezervuar kishte një bunker të veçantë.

Sipas gjetjeve të para, aty ka rreth 300 kilogramë marihuanë. Personi që drejtonte cisternën dhe mallrat i janë dorëzuar policisë për veprime të mëtejshme”, - tha menaxheri i Shtëpisë Doganore të Podgoricës. ©LAPSI.al

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI