Flash

Militanti nga Tepelena për Berishën: Bëra 70 km për ty o “Bud Spencer” i Shqipërisë

Lapsi.al 6 October 2021
Militanti nga Tepelena për Berishën: Bëra 70 km për ty o

Në “Foltoren” e Sali Berishës në Gjirokastër numri i simpatizantëve nuk ishte i njëjtë me atë të takimeve të kaluara, por batutat nuk munguan nga demokratët në sallë. “Kam bërë 70 km që të vij këtu” i tha një qytetar Berishës duke i kërkuar që të marrë në dorë “frenat” e PD-së për ta sjellë në pushtet.

Një tjetër i kujtoi mitingjet përpara viteve 2000. “Zoti Berisha të përshëndes. Kujtoj vitit kur ne e prisnim dhe ai ndalonte makinën sapo na shikonte dhe thoshte mbaje makinën se kanë dalë tigrat e Tepelenës dhe Jugut. Mirëseerdhe o Sali Ramë Berisha, o “Bud Spencer” i Shqipërisë, o trim. Ne duam të na thuash shumë shpejt do të fitojmë”.

Ish-kryeministri iu kërkoi falje për mbështetjen për Lulzim Bashën të cilin e cilësoi besëprerë dhe ju premtoi ndryshimin, pasi sipas tij lideri aktual demokrat e ka centralizuar partinë si Stalini.

“Ne do të bëjmë gjithçka që kryetari që humbet zgjedhjet të mos jetë më kryetar. Do vendosim edhe një rregull të ri. Edhe kryeministri për t’u bërë kryeministër do të votohet në primare njëherë. A e dini ju që kjo parti, kryeministrin e parë e ka përzgjedhur në votim me dy kandidatura. Tani do ta bëjmë më demokratike partinë.

Ju kërkoj falje dhe ndjesë për mbështetjen që i kam dhënë një njeriu i cili e mbylli karrierën e tij politike si një besëprerë. Unë kërkoj ndjesë se ndonëse se privatisht i kam thënë cdo gjë që ti ke menduar me veten tënde, shumë gjëra janë të dokumentuara, por publikisht e kam mbrojtur atë” tha Berisha

Të këshilluara

COVID i merr jetën 21-vjeçarit në Greqi

Një 21-vjeçar i pavaksinuar që nuk ishte vaksinuar ka ndërruar jetë nga COVID pasditen e djeshme në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se ai ishte shtruar në ...

16:42

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI