Flash

Çuçi tregon pse çoi Gledis Nanon si propozim te Rama për drejtor të Policisë së Shtetit

Lapsi.al 6 October 2021
Çuçi tregon pse çoi Gledis Nanon si propozim te Rama

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, në një intervistë për Top Channel, tregon se përse e propozoi Gledis Nanon për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit,  si pasardhës i të dorëhequrit Ardi  Veliu.

"Gledis Nano është një oficer karriere në Policinë e Shtetit dhe besoj së është njeriu i duhur për momentin pasi ka demonstruar që ka energji, përgjegjshmëri në kryerjen e detyrës duke e treguar dhe për këtë është vlerësuar gjerësisht për rezultatet që ka arritur si drejtor i Drejtorisë së Anti-terrorit. Unë mendoj që të gjithë këtë standard të lartë që krijoi për hir të së vërtetës Ardi Veliu në Policinë e Shtetit dhe unë mendoj që Ardi Veliu është ndoshta drejtori i përgjithshëm më i mirë që ka qenë në 30 vite në Policinë e Shtetit. Pra këtë standard këtë nivel që ka arritur besoj se Gledisi është njeriu i duhur që do ta shty përpara dhe do të vazhdojmë të kemi rezultate po kaq të mira gjithmonë në përmirësim të performancës së Policisë së Shtetit në funksion të qytetarit", tha Çuçi.

 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI