Kuvendi është mbledhur ditën e sotme në seancë plenare me vetëm një pikë në rendin e ditës. Në këtë seancë do të diskutohet preocesi i imunizimit dhe pritet të miratohen ndryshimet në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin me vaksina nga/dhe ndërmjet PFIZER dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik. Ministrja Manastirliu i ka bërë një thirrje nga foltorja e Kuvendit opozitës që të bëhet pjesë e përpjekjeve për të nxitur qytetarët të vaksinohen.
"Kemi një rënie të lehtë të infketimeve në krahasim me dy javët e kaluara por incidenca mbete e larët dhe numri i fataliteteve. Në luftën për jetën, avantazhi i vetëm që kemi është vaksina. Luftës për jetën i bëjnë dëm deklarata e hedhur apa teklif nga të papërgjegjshëm, për fat ët keq edhe në këtë sallë për vaksina të pasigurta. I bëjnë dëm edhe deklaratat e shtrembra për situatën në spitale duke i bërë njerëzit të hezitojnë të shkojnë në spital edhe kur janë rëndë. Nuk do të ishte turp sikur çdokush prej deputetëve të shfrytëzonte hapësirën në media apo në rrjete sociale për t'i bërë thirrje qytetarëve 'vaksinohuni'", tha Manastirliu.
Më tej, ministrja theksoi edhe njëherë se Akti Normativ që do të votohet sot i hap rrugë 500 mijë vaksinave Pfizer që do të mbërrijnë deri në dhjetor.