Aktori i humorit Florian Binaj u paraqit në protestën e së mërkurës përpara kryeministrisë me një pankartë në të cilën shkruhej “Nusr_Edi dhe jetesa”, duke i kujtuar kryeministrit Edi Rama darkën e famshme të ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë.
“Jemi të gjithë për të njëjtën çështje, sepse për çdo veprim që bën qeveria paguajmë ne. Nuk është e drejtë” – tha Binaj.
Më pas, të njëjtën pankartë e prezantoi edhe një zonjë e cila e konsideroi kryeministrin “kryehajdut”.
Një tjetër protestues tha se kishte dalë në protestë pasi nuk kanë ndërmend të paguajnë gjithmonë qytetarët për krizat e qeverisë.










