Flash

Rrahu mjekët, arrestohet 26-vjeçari në Vlorë

Lapsi.al 7 October 2021
Rrahu mjekët, arrestohet 26-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj mjekëve të poliklinikës në lagjen “Hajro Çakërri”.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se është prangosur Xh. K., 26 vjeç, banues në Vlorë. Mbi të riun rëndon vepra penale “Goditje për shkak të detyrës”.

"Vihet në pranga një 26-vjeçar, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. K., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas ka kryer veprime të dhunshme, ndaj mjekëve të poliklinikës në lagjen “Hajro Çakërri”.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Tërmet i fortë në Kroaci

Një tërmet me magnitudë 4.6 Rihter ka rënë rreth orës 21:57 në qytezën e Jabuka të Kroacisë, sipas autoriteteve vendase. Ndërsa Qendra Europiane Mesdhetare t...

23:08

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI