Flash

Rama nuk ikën nga Prishtina pa sulmuar Albin Kurtin: Këtë mandat do bëhem kosovar, por s'do vij këtu për fushatë e as për të votuar

Lapsi.al 27 September 2021
Rama nuk ikën nga Prishtina pa sulmuar Albin Kurtin: Këtë mandat

Kryeministri Edi Rama nuk mund të largohej nga Kosova pa e lëshuar një thumb tjetër ndaj Albin Kurtit. Në fund të një bashkëbisedimi që pati me studentë të Universitetit të Prishtinës, i pyetur se përse s’ka në kabinetin “Rama 3”, ministra nga Kosova, Rama u shpreh se këtë mandat do të bëhej vetë kosovar duke nënkuptuar marrjen e nënshtetësisë. Por “nuk do të vij të bëj fushatë për vota këtu. Mos të ketë frikë asnjeri. As nuk do të vij të votoj këtu” tha më tej kryeministri. Rama iu është referuar në këtë mënyrë Albin Kurtit, i cili në fushatën e fundit në Shqipëri erdhi në mbështetje të kandidatëve të Vetëvendosjes në Tiranë, Lezhë e Gjirokastër, si votoi vetë më 25 prill duke qenë sa ka pasaportën shqiptare. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI