Flash

Pse edhe pse merr më shumë vota, mund të mos bësh qeverinë në Gjermani

Lapsi.al 26 September 2021
Pse edhe pse merr më shumë vota, mund të mos bësh

Të jesh partia më e madhe dhe më e votuar në zgjedhjet federale gjermane nuk është garanci se do të jesh ti që do të formosh qeverinë.

Në vitin 1969, Kurt Georg Kiesinger i CDU fitoi gati 50% të votave. Ai madje mori një telefonatë urimi nga Richard Nixon, presidenti amerikan në atë kohë.

Por partitë e tjera formuan një qeveri pa të, nën socialdemokratin Willy Brandt. Po kështu në 1976, CDU e Helmut Kohl fitoi pjesën më të madhe të votave, por bashkimi i forcave të SPD të qendrës së majtë dhe FDP liberale formuan një qeveri koalicioni.

E njëjta gjë mund të ndodhë edhe tani. Edhe nëse Olaf Scholz i SPD fiton, të Gjelbrit, CDU/CSU dhe FDP mund të formojnë një qeveri pa të. Madje udhëheqësi i CDU-së, Armin Laschet ka kërkuar një mandat nga partia e tij për ta bërë këtë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI