Flash

Atentat me automatik në Theth/ Shënjestra tregon motivet banalet për sulmin

Lapsi.al 26 September 2021
Atentat me automatik në Theth/ Shënjestra tregon motivet banalet

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Theth. Gëzim Ndreaj, 47 vjeç është qëlluar me automatik në këmbë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Shkodrës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit dhe kapjen e autorit.

Ndrezaj foli për mikrofonin e News 24.

I shtrirë në tokë dhe i plagosur në këmbën e djathtë, Ndrezaj tregon se me autorin ishin konfliktuar për arsye banale. Ai thotë se autori i ka kërkuar që të bëj një punë, ndërsa ai s’ka pranuar pasi nuk ka pasur mundësi.

Në këtë moment, sipas 47-vjeçarit, autori, i cili ishte me një makinë, ka nxjerrë automatikun dhe e ka qëlluar një herë në këmbë. Ai thotë se ka pasur vetëm një të shtënë si dhe shton se autorin e njeh, pasi është banor i zonës.

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI