Flash

Berisha për Yuri Kim: Dakord, më ke shpallur “non grata” në vendin tënd, por hyj apo jo unë në Parlamentin e vendit tim, këtë e vendosin qytetarët shqiptarë

Lapsi.al 25 September 2021
Berisha për Yuri Kim: Dakord, më ke shpallur “non grata”

Sali Berisha nga Vlora i ka kthyer përgjigje ambasadores amerikane Yuri Kim, për hyrjen e tij në parlament dhe deklarata e saj pas takimit me Lulzim Bashën.

“Ne shqiptarët jemi të parët që i detyrohemi Amerikës për sovranitetin. Shqipëria u rikthye e pavarur, siç e shpalli Ismail Qemali, falë SHBA-së. Edhe Kosova është e pavarur falë amerikanëve. Por, burrat e mëdhenj të kombit amerikan nuk do të kishin imagjinuar kurrë që një përfaqësues i tyre do të thoshte “votoni kë të doni, por ju them unë se kush hyn në Parlament”.

Dakord, më ke shpallur “non grata” në vendin tënd, por hyj apo jo unë në Parlamentin e vendit tim, këtë e vendosin qytetarët shqiptarë. Hyrja ime në Parlament mbrojti sovranitetin dhe dinjitetin e vendit tim.”, shtoi Berisha.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI