Flash

Situata në Kosovë, Vjosa Osmani ndërpret vizitën në SHBA

Lapsi.al 25 September 2021
Situata në Kosovë, Vjosa Osmani ndërpret vizitën në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën në Shtetet e Bashkuara dhe është nisur drejt Kosovës. Ndërprerja e vizitës është bërë për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës, bëri të ditur Presidenca e Kosovës.

Të shtunën, më 25 shtator, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur, ndërsa është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan. Sipas hetimeve preliminare, autoritetet thanë se aty janë hedhur dy bomba dore, por të cilat “nuk kanë eksploduar”.

Që prej 20 shtatorit, kur Kosova vendosi masën e reciprocitetit për targat nga Serbia, serbët kanë bllokuar dy rrugë pranë pikëkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë. Për shkak të situatës së tensionuar, më 25 shtator, kryeministri Albin Kurti thirri një takim të Këshillit të Sigurisë.

 

Osmani më 25 shtator deklaroi se Serbia është burimi “kryesor i destabilizimit në rajon” dhe ftoi bashkësinë ndërkombëtare që të veprojë. Më 19 shtator, presidentja Osmani kishte udhëtuar drejt SHBA-së për të marrë pjesë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI