Flash

I akuzuar për korrupsion/ SPAK kërkon 3 vite burg për ish-kreun e Kadastrës

Lapsi.al 27 September 2021
I akuzuar për korrupsion/ SPAK kërkon 3 vite burg për ish-kreun e

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar ditën e sotme 3 vite burg për ish kreun e Kadastrës Berat, Ervin Nelaj. Kujtojmë se Nelaj është arrestuar në shkurt të këtij viti për korrupsion në miratimin e lejeve të ndërtimit në këtë qytet.

Bëhet me dije se pas hetimeve 9 mujore, SPAK ka dalë në përfundim se janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi Ervin Nelaj, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Berat, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta.

Gjithashtu mësohet se këto përfitime janë marrë me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e titujve të pronësisë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI