Flash

Von der Leyen nesër në Tiranë, zbardhet axhenda

Lapsi.al 27 September 2021
Von der Leyen nesër në Tiranë, zbardhet axhenda

Teksa ditën e nesërme pritet që në Tiranë, të mbërrijë presidentja e KE Ursula Von der Leyen. Lidhur me këtë vizitë të Von der Leyen në vendin tonë ka reaguar Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca i cili shprehet se mezi pret që ajo të mbërrijë në Tiranë.

Soreca shkruan mes të tjerash se Ursula Von der Leyen do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta.

“Mezi pres të mirëpres Presidenten Ursula Von der Leyen. Përpara Samitit BE-WB6 më 6 tetor, Presidentja do të vizitojë rajonin këtë javë, duke filluar udhëtimin e saj nga Tirana nesër në mëngjes. Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta. Më pas, ajo do të marrë pjesë, së bashku me Kryeministrin, në përurimin e “Shkollës Korb Muça dhe Kopshtit Europa”, të cilat janë ndërtuar me fondet e BE -së në kuadër të programit #EU4Schools?? pas tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019”- shkruan ambasadori në Twitter.

Në orën 09:00, Urusla Von der Leyen do takohet me kryeministrin Edi Rama në Pallatin e Brigadave. Më pas ajo do të takohet me Metën në Presidencë dhe më tej rreth orë 11:15 do zhvillojë një vizitë në “Shkollën Korb Muça dhe Kopshtit Europa”.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI