Flash

Kontrollet policore në rrugë, 26 shoferë të arrestuar e 2260 të gjobitur gjatë fundjavës

Lapsi.al 27 September 2021
Kontrollet policore në rrugë, 26 shoferë të arrestuar e 2260

Gjatë kontrolleve të bëra në fundjave me dronë, mjete të paloguara dhe radarë, policia rrugore ka arrestuar 26 drejtues mjetesh përgjatë fundjavës. Nga shoferët e arrestuar, 15 u vunë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Po ashtu, bëhet e ditur se janë pezulluar 107 leje drejtimi, nga këto 59 për shpejtësi tej normave të lejuara, 44 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu janë ndëshkuar me gjobë 2,260 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, për gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI