Flash

Haradinaj pas takimit me Ramën: E mirëpres “Ballkanin e Hapur”, por pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lapsi.al 27 September 2021
Haradinaj pas takimit me Ramën: E mirëpres “Ballkanin e

Ramush Haradinaj ka reaguar pas takimit me kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Në një prononcim për mediat, Haradinaj tha se vizita e Ramës është e rëndësishme, marrë parasysh protestat e serbëve në veri të vendit kundër reciprocitetit në targa.

“Edi Ramën e falënderova për ardhjen në Kosovë në një kohë që është e ndjeshme, ka shumë zhvillime në Kosovë dhe rajon. E shfrytëzova rastin me diskutuar edhe temat aktuale. Pos situatës në veri, vëmendje të veçantë i kam kushtuar hekurudhës për Shqipëri, Kosovë – Shqipëri, Hekurudha është shumë e nevojshme për temat ekonomike por edhe për ato të sigurisë në të ardhmen. Mendoj që është momenti i duhur që të veprohet në këtë drejtim”, tha ai. Ndërsa lidhur me ‘Open Balkan’ Haradinaj tha se e përkrah atë pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

“Unë e pëlqej këtë idenë e ‘Ballkanit të hapur’, e mirëpres pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia, do të ishte diçka e mirë por vjen pas njohjes”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI