Flash

Yuri Kim shigjeton Berishën: SHBA e palëkundur kundër korrupsionit

Lapsi.al 21 September 2021
Yuri Kim shigjeton Berishën: SHBA e palëkundur kundër
Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka shigjetuar sërish ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit e sulmoi direkt të dërguarën e Uashingtonit kur tha se ajo kishte shtrembëruar deklaratat e tij në një intervistë në VOA. Berisha tha se nuk kishte thënë që “nuk e dinte për dosjen “non grata”, por se “brenda saj kishte vetëm gënjeshtra të sajuara nga qeveria e Ramës”. Në krahun tjetër, ambasadorja Kim shkroi në Twitter se SHBA mbetet e palëkundur për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. “Shkëlqyeshëm në Uashington për të koordinuar hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA - Shqipëri. Është shumë e qartë se ne jemi seriozë në lidhje me korrupsionin - përfshirë nenin 7031 (c) për emërtimet - ndërsa mbështesim një Shqipëri që është më demokratike, më e fortë dhe më e begatë. SHBA ka qenë me Shqipërinë në 30 vitet e fundit, dhe do të jetë me ju dhe për 30 vitet e ardhshme dhe më tej” – shkroi Kim.  Ajo ka cituar pikërisht nenin 7031 në bazë të të cilit u shpall non grata ish-kryeministri Sali Berisha. ©Lapsi.al

Të këshilluara

3 gjëra të thjeshta që çmendin meshkujt

Nuk janë qenie të komplikuara, përkundrazi janë shumë të thjeshtë ndaj mund të kuptoni lehtësisht dëshirat e tyre në shtrat. Të gjitha femrat duhet ta dinë se m...

22:10

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI