Flash

TAP fiton çmimin “Projekti në Gaz i Vitit” në çmimet Gastech Awards 2021

Lapsi.al 21 September 2021
TAP fiton çmimin “Projekti në Gaz i Vitit” në

Baar, Zvicër. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka kënaqësinë të njoftojë se është shpallur fitues në kategorinë “Projekti në Gaz, LNG ose Hidrogjen i Vitit) në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Gastech 2021.

Luca Schieppati, Drejtori Menaxherial i TAP-it, tha se: “Jemi të emocionuar të marrim këtë çmim kaq të rëndësishëm dhe unë do të doja të falënderoja me gjithë zemër aksionerët dhe ekipet tona, kontraktorët dhe furnitorët tanë dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij projekti, për përkushtimin dhe kontributin e tyre në përfundimin e suksesshëm të projektit, brenda afateve dhe brenda buxhetit.”

“Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme për të bërë TAP një realitet, për të qenë një Operator i besueshëm dhe i qëndrueshëm i Sistemit të Transmetimit. Ky çmim sot, edhe një herë, vendos theksin në angazhimin tonë për siguri, përsosmëri dhe për praktikat më të mira kur bëhet fjalë për planifikimin dhe implementimin e projektit, bashkëpunimin me partnerët dhe grupet e interesit, investimet socio-mjedisore dhe për realizimin e projektit sipas objektivave.”

Në marrjen e çmimit Marija Savova, Drejtore Komerciale e TAP-it, tha: “Sinqerisht, jam shumë e lumtur të marr këtë çmim në emër të TAP. Kjo është një tjetër njohje për orët e shumta të punës së vështirë, planifikimin e përpiktë, standardet më të larta të sigurisë, inxhinierinë e klasit botëror dhe një angazhim për mbrojtjen e mjedisit dhe komunitetet që jetojnë në afërsi të tubacionit - të gjitha këto elemente u bashkuan më së miri. Ne jemi shumë krenarë për këtë rezultat dhe mezi presim të punojmë me të njëjtin përkushtim dhe angazhim në të ardhmen.”

Çmimet e përvitshme Gastech - të organizuara në prag të konferencës globale Gastech - festojnë arritjet e jashtëzakonshme të organizatave dhe individëve në sektorin e gazit.

Kategoria e Projektit të Vitit në Gazit, LNG ose Hidrogjen, përfshin një projekt të klasit botëror që tregon përsosmëri në disa kategori, duke përfshirë realizimin sipas buxhetit, sipas afateve, ose me parë, të përforcuara nga praktika të forta në CSR dhe HSE, dhe në përputhje me bashkëpunimin e shkëlqyer me shkallët e qeverisjes dhe me grupet e interesit.

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Denizit në sektorin azerbajxhanas të detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.

TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve të pritshëm. Në veçanti, Bullgaria do të jetë në gjendje të mbulojë deri në 33% të kërkesës së saj totale për gaz përmes gazsjellësit TAP, pas përfundimit të interkonektorit Greqi Bullgari (IGB). Pikat e daljes së TAP-it në Greqi dhe Shqipëri, bashkë me daljen në tokë në Itali, ofrojnë mundësi të shumta për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.

Si një pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është i rëndësishëm për Evropën, si nga pikëpamja strategjike, ashtu edhe ekonomike, si dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të sigurtë në një burim të ri gazi natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së sektorit energjetik në Evropë, diversifikimin e rezervave energjetike, si edhe objektivat e dekarbonizimit.

Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline

Kontakt për Media në anglisht: [email protected]

Të këshilluara

Tiranë/ Policia arreston pesë persona

Policia e Tiranës arrestoi disa persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale, gjatë një aksioni të fundit. Mes të arrestuarve është edhe 28-vjeçari I. H.,...

11:50

Digjen dy automjete në Selenicë të Vlorës

Gjatë orëve të para të së martës ka rënë zjarr në fshatin Vllahinë të Selenicës. Flakët janë shfaqur rreth orës 03.17 dhe janë djegur dy automjete në pronësi në...

09:07

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI