Flash

Tiranë/ Policia arreston pesë persona

Lapsi.al 21 September 2021
Tiranë/ Policia arreston pesë persona

Policia e Tiranës arrestoi disa persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale, gjatë një aksioni të fundit.

Mes të arrestuarve është edhe 28-vjeçari I. H., pasi Gjykata e Shkallës Pare Tiranë ka vendosur masën e sigurise “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Detaje nga policia: 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit I. H., 28 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Pare Tiranë ka vendosur masën e sigurise “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. Ky shtetas me 28.06.2021, gjatë një konflikti të çastit ka goditur me thikë shtetasin G. N.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë kapja e shtetasit S. B., 48 vjeç, pasi më datë 20.08.2021, është shpallur në kërkim nga DVP Elbasan, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkatërrimi i pronës”. 48-vjeçari, iu dorëzua sherbimeve DVP Elbasan, për veprime të metejshme.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. M., 24 vjeç, pasi është përfshirë në një përplasje me mjetin me drejtues A. Q., 29 vjeç. Për pasojë është dëmtuar A. Q, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

A. R., 25 vjeç dhe A. L., 35 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

V. G., 40 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësoren shtetasen D. H., 66 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Më datë 20.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin me iniciale A.A, 20 vjeç, pasi në menyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe ka ndërhyrë në menyrë të padrejtë në jetën private të një shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Digjen dy automjete në Selenicë të Vlorës

Gjatë orëve të para të së martës ka rënë zjarr në fshatin Vllahinë të Selenicës. Flakët janë shfaqur rreth orës 03.17 dhe janë djegur dy automjete në pronësi në...

09:07

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI