Sali Berisha ka komentuar fjalën e Bashës në debatin me Nokën në Kreysinë e grupit parlamentar të PD.
Lexo më tej: Çështja Berisha/ Zbardhen debatet në grupin e PD
Për Berishën, Basha tashmë ka shpallur non-grata edhe bazën e partisë apo anëtarësinë.
"Miq, ish kryetari sot shpalli non-grata bazen e partise! Sb" - shkroi Sali Berisha.
Gjatë debatit me Nokën, Basha theksoi se nuk do të mblidhet asnjë Kryesi apo Kuvend pasi s’mund të ketë grupime antiamerikane.
Nga ana tjetër zyra e PD sqaroi se Basha nuk e ka etiketuar anëtarësinë si antiamerikane në asnjë moment.
Lexo më tej: PD deklaratë: Kryetari Basha nuk e etiketoi anëtarësinë si anti-amerikane, këto janë trillime