Flash

Basha i përgjigjet akuzave për Berishën: Nuk do lejoj forum anti-amerikan në PD

Lapsi.al 20 September 2021
Basha i përgjigjet akuzave për Berishën: Nuk do lejoj forum

Akuzës së Flamur Nokës se heqja e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së ishte thikë pas shpine për demokratët, Lulzim Basha iu përgjigj duke thënë se nuk do të ketë asnjë forum anti-amerikan në PD.

"Mos thoni gjysem te verteta. Kurre nuk kam deklaruar se ky ka qene vendimi i jetes sime, por ka qene me i veshtiri. Nuk desha qe kete vendim t'ua lija forumeve te PD-se per te mbajtur te bashkuar partine. Ne PD, nuk do te lejoj dhe nuk do te kete grupime kunder amerikane. Ky eshte vendimi ne interes te demokrateve.

Kerkesa per doktorin nuk ka ardhur nga zyrtare te nivelit te trete apo te rangut te ulet. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di une sic i di shume mire edhe doktori dhe qe ju skeni per ti marr veshe kurrë. Vendimi nuk ka me kthim pas.

Nuk mblidhet asnje kryesi apo kuvend se0se smund te ket kuvend antiamerikan" - u shpreh Basha.

Flamur Noka akuzoi Bashën se ka shkelur statutin me vendimin për Berishën, duke shtuar se ai vendim duhej marrë nga Kuvendi Kombëtar i PD-së.

"Nuk ka per te pasur asnje mbledhje te Kuvendit Kombetar, e asnje mbledhje te ndonje forumi tjeter anti amerikan

Basha: Vendimi për sali berishen nuk ka me kthim pas. Pastaj ka nje keqlexim qe behet ose interpretohët ne media. Doktori nuk eshte perhashtuar perfundimisht, nuk eshte lincuar. Ndaj tij jane thene fjalet me te mire. Por sic ka deklaruar edhe vete ai do te ndjek procesin gjyqsor. Dhe derisa e verteta te dal ne shesh do te qendroj jashte grupit. Ai nuk eshte perjashtuar as nga strukturat qe te ishte nevoja per mbledhjen organeve te PD" - u shpreh Basha. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Shtyhet seanca për ish-kreun e Kushtetueses

Shtyhet seanca për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Shtyrja e seancës në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, është bërë pasi Dedja ka kërkuar të ...

13:30

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI